Amber Rose , mes lotëve fal Kanye West dhe Wiz Khalifa

Amber Rose është përlotur përpara publikut dhe kamerave, kur është shprehur se i fal ata që flasin keq për të. Dhe e kishte fjalën pikërisht për Kanye West dhe Wiz Khalifa, të cilët kanë përdorur një fjalor të papërshtatshëm për artisten amerikane.Mes lotëve, gjatë perfomancës në eventin SlutWalk, Amber Rose deklaroi se e ka falur Kanye West, kur ka thënë se iu deshën 30 dushe për t’u pastruar pas ndarjes nga ajo dhe Wiz Khalifën, që e ka quajtur striptiste.“Edhe pse mes lotëve, unë jam e fortë dhe i fal për ato që kanë thënë. E fal Kanye -n për komentet e tij fyese. Dua ta mbaj larg të gjithë negativitetin.”Në lidhje me Wiz Khalifa ajo u shpreh se ai ka qenë dashuria e jetës së saj, i ka dhuruar një djalë të mrekullueshëm, Sebastianin dhe për hir të kësaj, e fal edhe atë.“Wiz e ka kuptuar tashmë ndikimin e fjalëvë të tij dhe çfarë ka thënë për gruan që dikur e ka dashur. Ai më kërkoi ndjesë dhe unë e fal,"- ka përfunduar Amber. /Oranews.tv/