Arti në ndërtesat e braktisura, 25 vjeçari: Pekini është në këto rrugë dhe jo në galeri
Një artist 25 vjecar në Pekin, i quajtur ROBBB preferon të përhapë punimet e tij përmes mureve të këtyre godinave të braktisura, sesa në një galeri arti.Punime të tij janë zakonisht foto të shkrepura njërzve të zakonshëm rrugëve të kryeqytetit kinez, cdokush mund të jetë modeli perfekt, një i moshuar apo një punonjës në ndërtim.Puna në ndërtim është një nga zanatet më të përhapura në qytetet e Kinës, duke shënuar për të tretën dekadë rresht industrinë më fitimprurëse të saj.ROBBB thotë se puna e tij shfaq qartazi zhvillimet në Pekin, që është shtëpi e më shumë se 20 milionë personave dhe kryeqytet i ekonomisë së dytë më të madhe në botë.“Pas Lojërave olimpike, pekini u zhvillua më shumë dhe më shpejt. Godinat e mëdha dhe kullat u ngritën nga themelet, duke prodhuar më shumë zhurmë urbane. Besoj se këto rrënoja janë kryqëzimi i zhvillimit të qytetit. Ato janë vërtet si një art rruge, të gjitha përmbajnë përkohësisht cilësi. Shpresoj që shumë vite më vonë, njerzit të shohin artin tim dhe të mendojnë për Pekinin e kësaj kohe” thotë ai.Ai thotë se nuk shqetësohet aspak nëse publiku i gjerë do ta kuptojë artin e tij.“Në fakt, për mua nuk është aspak e rëndësishme nëse punët e mia do kuptohen apo jo nga publiku kinez. Ajo cka është e rëndësishme është ajo cka arti im reflekton, reflekton mënyrën sesi e bëj unë artin, reflektimet e mia për shoqërinë në të cilën unë jetoj” thotë artisti 25 vjecar.ROBBB aktualisht punon si këshilltar për reklama dhe këshilltar për projekte të ndryshme arkitekturore, në një kohë që të ardhurat i përdor për të financuar artin e tij të rrugës.ROBBB vendos cdo ditë rreth 200 fotografi artistike në këto mure të braktisura të godinave të shkatërruara përqark pekinit.E ndërsa grafitet në disa vende janë antiligjore, në Kinë nuk ka një ligj strikt kundër kësaj.Shumë banorë të pekinit thonë se nuk janë mësuar me këtë gjë.“Kjo lloj forme arti është e pazakontë në Kinë. Kam lexuar dhe kam parë në televizion apo në revista për këtë lloj arti në vende të tjera” thotë një 60 vjecar, zoti Sun.Ndërsa shumë të tjerë e pëlqejnë artin e ROBBB.“Ka dicka speciale në artin e tij të rrugës. Kur kaloj aty pranë tyre, më duken si njerëz realë. Ka dicka tredimensionale në to. Mendoj se është vërtet shumë unike” thotë një student, Li Xiabing.ROBBB është emri i tij i artit ndërsa emri i vërtet në anglisht është Rob. “B” e dytë është për Bejing, pekin. “B” e tretë është pr Blek le rat, një artist i rrugës në Paris dhe “B” e katërt është për best, më i mire, në mënyrë që të inkurajojë vehten për të punuar edhe më mirë.