Robbie Williams, rikthimi i këngëtarit britanik pas rehabilitimit nga droga

Është një nga këngëtarët e njohur për personalitetin e tij karizmatik, por jeta nuk ka qenë aq e bukur për Robbie Williams. 41-vjeçari britanik ka folur për të kaluarën e tij, në një konferencë shtypi, e cila i paraprin turit të tij muzikor në Australi dhe në Zelandën e Re.Ai ka folur hapur për betejën e tij me drogën dhe sëmundjen mendore, duke thënë: “Në vitin 2006, unë u nisa për një turne botëror dhe përfundova në një qendër rehabilitimi, duke menduar se ai ishte fundi im”.Në konferencën e dhënë, ai gjithashtu ka treguar se sa shumë e vështirë ishte për të, që të rikthente besimin në vetvete në mënyrë që të bëhej edhe njëherë ylli që kishte qenë para se të largohej nga skena. “Dalëngadalë arrita aty ku doja dhe tashmë jam në kulmin e suksesit”, ka shtuar këngëtari.Ai kishte veshur një kostum blu sportiv dhe teksa fliste tha me sinqeritet, se kjo nuk kishte qenë aspak e lehtë. Robbie u tërhoq për tre vjet nga koncertet e tij dhe turret ndërkombëtare dhe iu nënshtrua rehabilitimit në një klinikë private, për të kuruar varësinë e tij nga droga.Këngëtari britanik është i martuar me Ayda Field dhe kanë dy fëmijë, një vajzë me emrin Theodora Rose – Teddy, 3 vjeç dhe një një djalë që quhet Charlton Valentine Williams, 1 vjeç.2D20AE7300000578-0-image-a-43_1444106766948 2D21494200000578-3261489-image-m-60_1444111801643