Ndihma ndaj kafshëve, video ku shpëtohet qeni arrin 4 mln klikime
Një video në të cilën shfaqet qeni duke u shpëtuar nga Shoqata Ndihma e Palimituar ndaj Kafshëve në Indi, është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke marrë brenda 1 javë më shumë se 4 milionë klikime.Ky qenush i gjet nga punonjësit e kësaj shoqata i braktisur në rrugë në muajin korrik.Claire Abrams Myers, nga shoqata, tha për Reuters se qeni ishte në kushte tragjike kur e gjeti, sepse vuante nga një zgjebia, aq sa nuk ngjante më si një qen.Myers tha se Organizata nisi menjëherë trajtimin e tij, duke i injektuar për ditë me rradhë lëgje për qentë, që njihet ndryshe si Lëngu IV. Më pas ata i dhanë antibiotil dhe anti-inflamatorë dhe në fund e trajtuan me banjo mjekësore.Myers thotë se i gjithë procesi i rikthimit të tij në jetë brenda dy muajve ishte i jashtëzakonshëm dhe se e shndërrojë atë nga një kafshë të shkretë në një qen, edhe shtëpiak tashmë, që ka thjesht nevojë për përkëdhelje.Shoqata Ndihma e Palimituar ndaj Kafshëve është një organizatë që shpëton kafshët, kryesisht ato të pastreha.ajo është krijuar në vitin 2002 dhe është një nga më të mëdha në Indi. Ajo strehon aktualisht 250 kafshë, mes tyre lopë, qen, gomerë, etj, të cilët e kanë të pamundur të kthehen në rrugë dhe kanë nevojë për përkujdesje.
