Rita Ora si sirenë, bukuroshja 24-vjeçare në një set fotografik

Karriera e saj si këngëtare këto vitet e fundit është shume e sukseshme dhe hitet e saj muzikore janë të njohura në të gjithë botën. Por, se fundmi gjyqtarja e “X Factor”, Rita Ora ka realizuar setin e parë fotografik me të brendshme, teksa ka pozuar si sirenë për promovimin e restorantit të ri të peshkut “Sexy Fish”.24-vjeçarja shfaqet e jashtëzakonshme në videon ku noton në det, duke treguar dhe tatuazhin me Perëndeshën Afërditë, në krahun e saj të majtë.Këngatarja fituese e një çmimi “Award” duket vërtet në formë në këtë set të realizuar me mjeshtëri për restorantin e ri “Sexy Fish” që pritet të hapet së shpejti në sheshin Berkeley në Londër. Ky restorant ka mbledhur bashkë emra të njohur në fushën e artit të cilët kanë realizuar disa skulptura mahnitëse për dekorimin e tij.Suksesi i Ritës në muzikë erdhi pas nisjes së bashkëpunimit më një emër të madh në këtë industri siç është Jay Z. Studioja muzikore “Roc Nation” është ndër më prestigjozet, ndërsa menaxheri Jay Z, e ka vërtet përzemër Ritën. Megjithatë, talenti në muzikë i këngëtares, spikati edhe më herët gjatë bashkëpunimit me një emër të madh të muzikës si Craig David, autor i të famshmes “I`m walking away”.Por, bukuroshja me origjinë nga Kosova, përpara se të bëhëj këngëtare ka qënë aktore. Në moshën 14-vjeçare, Rita Ora ka luajtur një rol në filim “Spips” në vitin 2004. Ndërsa më pas ajo debutoi me një rol edhe në filmin, “Fifty shades of Grey”, si kushërira e personazhit kryesor, Christian Grey.2D1FDCA400000578-0-image-a-187_1444082228731 2D1FDCA000000578-0-image-a-186_1444082222898/oranews.tv/