Letra e Tupac e shkruar nga burgu nxirret në ankand për 200 mijë €

Një letër e shkruar në burg nga reperi amerikan, Tupac Shakur (2Pac), një vit para vdekjes së tij, është nxjerrë në ankand për një shumë rreth 200 mijë euro.2Pac u burgos në vitin 1995 i akuzuar për përdhunim, pasi reperi dhe disa miq të tij abuzuan seksualisht me një vajzë në një dhomë hoteli, në vitin ‘93.Duke shkruar nga qelia e tij, në një burg të New York për Nina Bhadreshwar, e cila punonte në grupin e reperit “Death Row Records”, 2Pac rrëfente dëshpërimin e tij:“Jeta prej rebeli nuk është më për mua. Nëse kjo jetë prej rebeli është e vërtetë, atëherë le ta përfaqësojë dikush tjetër atë, sepse unë jam lodhur. Kjo është ajo që më thotë zemra tani, kjo është e vërteta. Shumë njerëz nuk shpëtojnë nga kjo lloj jetë… Ata bëhen të varur deri në vdekje prej saj”.2Pac është një nga tekst-shkruesit dhe reperët më të mirë në histori të muzikës rep, dhe këngët e tij ende inspirojnë gjenerata të reja të artistëve, ndër ta edhe Kendrick Lamar, cili është një fans i madh i tij. Tupac Shakur u vra në shtator të vitit 1996.2D1E71B200000578-3260772-image-a-62_1444062159120 /Oranews.tv/