James Blunt, rrëfen eksperiencën në Luftën e Kosovës

I njohur botërisht si këngëtar dhe autor, James Blunt, u bë i famshëm pas këngës You’re Beautiful në 2005.Por ajo që është mbase edhe më interesante në jetën e artistit britanik, është jeta e tij si ushtar në Kosovë, kur për një moment ka menduar se do ishte pikërisht ai që do niste Luftën e Tretë Botërore.Rahni Sadler, gazetare e “Sunday Night”, ka bërë një reportazh për ushtarin e njohur në Kosovë, ku tregohet si mjaft i qeshur, interesant dhe që vjen nga një familje e privilegjuar dhe e njohur ushtarake.Blunt ishte udhëheqës i forcave të Ushtrisë Britanike në Kosovë, dhe gjatë futjes në Prishtinë ai udhëhiqte me mbi 30.000 ushtarë. Në kohën kur ushtria e NATO-s kërkonte kontrollin e aeroportit të Prishtinës, atje ndodheshin vetëm forcat ruse.Kjo situatë ishte e papranueshme për liderët e NATO-s, dhe ata urdhëruan Blunt, që të rimerrte në kontrollin e tyre aeroportin, por ai u përgjigj: “se nuk ishte i gatshëm të fillonte Luftën e II Botërore” dhe pas pak, sipas tij, “urdhri fatmirësisht u tërhoq”.James Blunt është martuar me Alexandrina Sofia, që rrjedh nga familja e Dukës së Wellingtonit dhe çifti jeton në Ibiza.41e46f37266d8d886ecb880cac37ba3a 578642aa43327197f53da40bd8124490/oranews.tv/