Charlize Theron, arrestohet fansi që kërkonte të takonte aktoren

Një burrë është arrestuar përpara shtëpisë së aktores së njohur hollivudiane Charlize Theron. Ai nuk është veçse një fans i aktores dhe u arrestua nga policia teksa po qendronte tek porta e rezidencës së Theron në Hollywood  Hills, duke shkaktuar edhe aktivizimin e alarmeve.Sipas mediave, i pyetur nga policia për këtë veprim, ai shpjegoi se kishte ardhur tek shtëpia e aktores 40-vjeçare për t’i dhuruar një buqetë me lule.Por, mësohet se fansi, emri i të cilit nuk bëhët i ditur, në fakt nuk kishte ardhur vetëm për t’i dhuruar lule, por donte edhe një takim ballë për ballë me aktoren. E frikësuar nga kërkesa e papritur e fansit, Theron ka lajmëruar policinë, dhe burri është arrestuar menjëherë për përndjekje.Charlize para disa kohësh i dha fund edhe lidhjes së saj me aktorin 54- vjeçar, Sean Penn. Sipas mediave, një tur nëpër Europë kishte nxjerrë në pah problemet e çiftit, që kishte 1 vit e gjysmë i lidhur.Filmi i fundit i aktores është “Dark Places”, dhe po shfaqet në kinema prej muajit mars.2D2735D500000578-3262801-image-m-15_1444180996526 2D2735D900000578-3262801-image-m-17_1444181092381 2D2735DD00000578-3262801-image-m-2_1444181978741/oranews.tv/