Skulptura prej çokollate, art dhe iluzion bashkë në një tortë të pangrënshme

 Një video e krijuar nga artisti francez Alexandre Dubosc, për një tortë të animuar, është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke arritur 10 mijë klikime brenda pak orëve.Në video duket qartë një tortë-skulpturë e rrotullueshme e mbushur me cokollatë e mbuluar me ikona e fytyra të ndryshme dhe pop korn.Fytyra e skulpturës duket sikur lëviz, ikonat duket sikur do shtypen ndërsa elementet e përbërësit e ndryshëm të tortës, duket sikur ndryshojnë nivel apo pozicion.Dubosc tha se ky iluzion optik është krijuar duke vendosur tortën në  lëvizje dhe duke e filmuar atë në kohë reale.Pasi animimi përfundon, torta, vendoset brenda një kutije të madhe dhe do të shfaqet edhe për publikun në muajin nëntor, gjatë celjes së ekspozitës së artistit.Dubosc përfundon videon duke thënë se fatkeqësisht torta e tij nuk mund të konsumohet por shpreson që kjo të ndryshojë në të ardhmen.cake-4 cake-3 cake-2 cake-1