Imamët i kërkojnë dëshmitares të tërheqë “mjekër cjepër”, ajo refuzon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2015, 11:54
Proçesi gjyqësor ndaj grupit të imamëve ka regjistruar dështimin e seancës së radhës.As këtë të martë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk është mundur të zhvillohet normalisht seanca pas tensioneve që shoqëruan seancën e shkuar, ku bashkëshortja një shqiptari që lufton përkrah ISIS i quajti “mjekët cjepër”.Ata kanë kërkuar që gruaja e Mustafa Kuçit, Nazime Allxhaka, të kërkojë falje për ofendimin, por kjo e fundit ka refuzuar. Në këto kushte ata kanë lënë sallën e gjykatës.Grupi i imamëve të vetëshpallur janë nën akuzë për rekrutimin e luftëtarëve në Siri.