Maltë , Milioneri përplas me porsche turmën e spektatorëve
Ky është momenti shokues se si milioneri Paul Bailey humbi kontrollin e makinës së tij prej 750 mijë paund duke përplasur dhe plagosur më shumë se 20 spektatorë gjatë një garës "Paqpaqli ghall-Istrina” në Maltë.Babai i 4 fëmijëve ishte prapa gomave të Porche-it të tij me një shpejtësi 330 km në orë kur përplasi më pas me turmën e spektatorëve në Hal Farrug.Sipas "Malta Today" ngjarja ndodhi rreth orës 14: 00 kur Bailey u përfshi në kaosin që la të plagosur 26 njerëz ku 5 prej tyre mendohet të jenë në gjendje kritike për jetën duke përfshirë një vajzë 6 vjeçare dhe shoferin 55 vjeçar.Video tregon momentet tmerruese se si Paul del nga makina e tij i mbuluar në gjak dhe bie në tokë ndërkohë që të prekurit e tjerë nga aksidenti shihen të shtrirë në tokë duke kërkuar ndihmë.
/Oranews.tv/