“Writing’s on the wall ”, kolona zanore e “Bond” renditet e para në Britani

Sam Smith ka bërë histori duke u renditur i pari në Britani me kolonën zanore të James Bond, “Writing’s on the Wall”.Muzika e “Spectre” arriti në krye me 70 mijë shitje dhe transmetime, 13 mijë më shumë se Justin Bieber, me këngën “What Do You Mean”.Kompozitori Sam ka rrëfyer për Official Charts Company: “Është një nder për mua që më kërkuan të shkruaj dhe regjistroj “Writing On The Wall” dhe është e pabesueshme që ajo u bë kënga numër një për kolonën zanore të Bond”.Ndërkohë, sapo është publikuar edhe trajleri zyrtar i filmit “Spectre”. Ky do të jete prodhimi i 24-ët i James Bond-it, nga “Eon Productions”.