Vajza e Madonna-s, 18-vjeçarja piu alkool në koncertin e të ëmës
Vajza e Madonnas, Lourdes Leon, ka shoqëruar të ëmën në koncerin e zhvilluar në Joe Louis Arena në Detroit.Ajo është fotografuar duke kërcyer në koncert, por duke mbajtur në dorë një shishe birrë. Ky është një veprim i ndaluar në Amerikë pasi Leon është vetëm 18 vjeç, dhe alkooli lejohet vetëm për persona në moshën 21 vjeç e sipër.Madonna ende nuk e ka komentuar këtë këtë veprim të vajzës së saj, i cili mbetet i faktuar në vetëm një foto dhe asgjë më shumë.Vajza e yllit të muzikës që në moshën 15-vjecare vijon të pijë duhan, edhe pse Madonna nuk është aspak dakord.Shpesh herë këngëtarja është shprehur se nuk është e lumtur me këtë fakt dhe se do të tregohet më e ashpër me të bijën, por mesa duket nuk ia ka dalë mbanë.Ikona 57-vjeçare aktualisht është duke udhëtuar të gjithë botën duke promovuar koncertin e saj Rebel Heart Tour.
/oranews.tv/