Gigi Hadid, ylli i këngës “How deep is your love”
Ajo është lindur dhe rritur në Los Anxheles dhe është vajza e një biznesmeni të njohur, Mohamed Hadidit dhe ish – modeles Yolanda Foster. Është njohur, si Gigi Hadid në këngën më të fundit të Calvin Harris që mban titullin “How deep is your love”.Emri i saj i vërtetë është Jelena Noura – Hadid. “Gigi” është modele dhe një personazh i njohur televiziv në Amerikë.Kur prindërit e saj u ndanë, e ëma Yolanda u martua me producentin e muzikës David Foster.Më pas Gigi vazhdoi shkollën në Malibu, duke ndjekur disa pasione të saj, si volejbollin dhe hipizmin.Pas shkollës së mesme në Malibu, Hadid u shpërngul në New York në përpjekje për t’u bërë e njohur si modele. Në vitin 2011 ajo nënshkroi kontratë me Modele IMG dhe në 2012 u bë imazhi i Guess.Në shkurt 2014 bukuroshja bionde bëri debutimin e saj në New York Fashion Week dhe më pas arriti të përfshihej në kopertinat e revistave të njohura, si Vogue, Teen Vogue, Elle etj.
/oranews.tv/