Vivienne Westwood , Mesazhi i sfilatës: Kërcënimi nga ndryshimet klimaterike
Një temë e fortë, kërcënimi i botës nga ndryshimet klimaterike, ishte mesazhi që përcolli sfilata e Vivienne Westwood’s në Paris. Një temë veneciane, për të ruajtur natyrën nga ky kërcënim global, kishtë frymëzuar xhaketa të ngjashme me mushamatë e shiut.Me titullin “Mirror the World”, shfaqja është inspiruar nga ideja “të shpëtojmë Venecian nga kërcënimi i ndryshimeve klimaterike”, duke ruajtur magjinë e saj dhe të kaluarën e lavdishme.Stilistja Vivienne Westwood shpjegoi se ideja e këtij koleksioni ishte e bashkëshortit të saj, Andreas Kronthaler.“Kjo shfaqje është meritë e bashkëshortit tim, ai është gjeni, dhe kjo do të jetë një sfilatë e shkëlqyer. Ai është vërtet i zoti, dhe idetë e tij më frymëzuan për të krijuar këtë koleksion.”Veshjet e reja u prezantuan në një nga shkollat më të njohura mjekësore në Paris dhe teksa modelet sfilonin në pasarelë mbi kokat e tyrë ishin vendosur për zbukurim globa të shndërritshme diskoje.Modelet të guximshme të cilat kishin të pikturuar në fytyrën e tyre, vija të ngjashme me ato të ushtarëve në luftë, ndërsa meshkujt në veshjet e tyre përcillnin mesazhin “politikanët janë kriminelë”, një fushatë e iniciuar nga vetë Vivienne Westwood.Westwood tha se kjo sfilatë është një lutje për aktivistët në të gjithë botën për tu mobilizuar në luftën kundër zhdukjes së shumë qyteteve të botës për shkak të ndryshimit të klimës."Nëse ndryshimet klimatike vijojnë, Venecia do të zhduket së bashku me vendet që janë në të njëjtin nivel me të si Parisi, që do të zhduket pa lënë gjurmë. Në jemi të vetmit përfaqësues të këtij brezi që mund të shpëtojmë të ardhmen,” -the stilistja.Një tjetër i ftuar në shfaqje, një aktivist i shquar kanadez, Shepherd Conservation, përsëriti rëndësinë e këtij mesazhi, dhe njoftoi se në muajin dhjetor në Paris do të organizohet konferenca për ndryshimet klimatike."Ne jemi duke u përgatitur për konferencën e ndryshimeve klimatike, këtu në Paris dhe ne jemi duke u përpjekur që t’i dërgojmë një mesazh qeverive në të gjithë botën se ka zgjidhje reale, por ne thjesht duhet t’i adresojmë këto zgjidhje. Problemi është se këto zgjidhje, shumë njerëz thjesht nuk duan t’i dëgjojnë.Tema veneciane solli xhaketa të përshtatura bukur me lule të sapombledhura dhe në disa raste ato qëndronin mbi kokat e tyrë. Modelet meshkuj kishin veshur triko dhe xhaketa mëndafshi.Ndërsa, frymëzuar nga ari i pasur i Venecias në shekullin e 12-të, stilistja kishte krijuar veshje të qëndisura me copa me shkëlqim.


/Oranews.tv/