Përmbytje në Francë, të paktën 10 të vdekur

Stuhitë e ashpra dhe përmbytjet kanë vërshuar mbi Francën juglindore, duke vrarë të paktën 13 persona ndërkohë që 6 të tjerë konsiderohen të humbur. Tre persona në moshë të thyer u mbytën në shtëpinë e pensionistëve në qytetin Antibes, ndërkohë që pesë të tjerë u munduan të parkonin makinat larg ujërave, por nuk ja dolën duke mbetur të bllokuar brenda automjeteve.Për viktimat e tjera nuk ka ende një raport nga ana e autoriteteve. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Presidentit, Fransua Holond i cili falenderoi ekipet e shpëtimit si dhe ngushëlloi familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore. Holond dhe Ministri i Brendshëm Bernard Cazenueve, pritet që të vizitojnë zonat e përmbytura.Edhe në qytetin e Nicës situata është e rënduar. Ndërkohë pas rreshjeve intensive Lumi Brague doli nga shtrati duke dërguar ujë në qytetet që ndodhen pranë tij.Edhe pse zyrtarët thonë se numri i viktimave deri më tani është ndalur në 13, autoritetet druhen se kjo shifër mund të rritet duke qënë se shuma zona ende nuk janë inspektuar. Sa i përket dëmeve materiale, bëhet me dije se mbi 27.000 shtëpi janë shkatërruar dhe nuk kanë energji elektrike. Uji ka vërshuar edhe në stacionet e trenave duke paralazuar transpotin publik.Nuk ka shpëtuar nga përmbytjet as stadium Allianz Riviera, ndërkohë që ndeshja që luhej dje midis Nicës dhe skuadrës së Lorik Canës, Nantes është ndërprerë për shkak të motit të keq.CQc6PktWwAA5xA5 3264 /Oranews.tv/