NATO bombardon gabimisht spitalin në Kunduz, 9 të vdekur
Nëntë të vdekur dhe 37 të plagosur është bilanci tragjik si pasojë e bombardimit të një spitali në qytetin Kunduz në Afghanistan nga trupat e NATO-s.Viktimat janë mjekë dhe pacientë të spitalit "Mjekët pa Kufij" teksa NATO thotë se gjithçka ka ndodhur gabimisht, duke pranuar fajin dhe gabimin tragjik.Por sipas zyrtarëve të spitalit, bombardimet kanë vijuar për rreth 30 minuta edhe pas njoftimit që iu bë forcave të armatosura të NATO-s dhe atyre të Afganistanit."Mjekët pa kufij" deklarojnë se të gjitha palët në konflikt, përfshirë Kabulin dhe Washingtonin, i dinin kordionatat e spitalit prej disa muajsh.Dhe sërish, personeli i spitalit, nën kontekstin e luftës u komunikoi kordinatat e strukturës të gjitha palëve në konflikt.Data e fundit e njoftimit ishte 29 shtatori.Sulmet kanë goditur qendrën e traumës së spitalit dhe mjekët shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.Ata sërish po qëndrojnë në gatishmëri, për tiu garantuar siguri pacientëve dhe personelit të spitalit.Mjekët pa kufij u bëjnë thirrje të gjitha palëve në konflikt të ruajnë insitucionet shendetësore dhe personelin që punon në ndihmë të komunitetit.Sipas mediave vendase numri i viktimave mund te jetë më i lartë, teksa në momentin e sulmit në spital ndodheshin 105 pacientë me familjarë të tyre dhe 80 persona personel dhe staf i spitalit./Oranews.tv/