Vrasja e dyfishtë te '1 Maji" Berisha e Tahiri replikojnë në facebook

Vijojnë sulmet e Partisë Demokratike në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ish kryeministri Sali Berisha përmes postimeve në facebook, për këto të fundit u referohet fotografit dhe qytetarit dixhital shkruan se Elvis Gaçaj është mik i Saimir Tahirit.Ndërsa njëri prej personave të arrestuar si autorë të vrasjes së ndodhur tek lulishtja "1 Maji" Sael Sulaj është eksponent I LSI-së.Në replikë po në facebook Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri e quan sukses arrestimin e dy personave të arrestuar si autorë të vrasjes së Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian dhe plagosjen e Elvis Gaçajt. Ndërsa akuzon PD për baltosje të suksesit të saj.Ndërkohë PD përmes  zëdhënëses së Partisë Demokratike, Orjela Nebijaj përsëriti sot kërkesën për dorëheqje të ministrit si i lidhur me trafikun e drogës."Eshtë kthyer në një turp kombëtar dhe nxitës i krimit dhe i trafikut, siç po e vërejmë çdo ditë me ngjarjet e rënda në vend, dhe siç e konstaton edhe anti-mafia italiane që është e alarmuar për sasitë e drogës që kalojnë nga Shqipëria në Itali.Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra e të hetohet plotësisht nga drejtësia për përfshirjen në trafikun e drogës dhe inkriminimin e Policisë.Çdo ditë më shumë në detyrë, është një dëm që i bëhet asaj pjesë të Policisë që kërkon të luftojë drogën, që kërkon të vendosë rend e siguri, është një dëm që i bëhet vendit e qytetarëve."sali berisha berisha postim saimir tahiri