Pranga malazezit, dyshohet se do t'i shiste makinën e vjedhur shqiptarit

1 person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim dje (2 shtator) nga policia në Lezhë nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike. (foto ilustruese)Njëri prej dy të arrestuarve ishte shtetasi malazez Nebojsa Dukanoviç, 29 vjeç. Ndërsa u shpall në kërkim  dhe po punohet për kapjen e shtetasit V.K. 51 vjeç, banues në Tiranë, ka njoftuar policia.Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në kryqëzimin e Shëngjinit, ku u ndalua për kontroll një mjet karrotrece me arta të Malit të Zi, i cili transportonte një mjet fuoristradë Land Rover pa targa.Pas kryerjes së ekzaminimeve të mjetit ngjyrë të zi, prodhim i vitit 2014, rezultoi ndërhyrje në numrin e shasisë dhe policia dyshon se mjeti ishte i vjedhur jashtë Shqipërisë e po trafikohej brenda vendit për llogari të shtetasit me iniciale V.K.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për hetime të mëtejshme