Nishani uron presidentin Gauck për 25-vjetorin e Ditës së Bashkimit Gjerman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2015, 10:32
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Joachim Gauck me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman.“Me rastin e 25-vjetorit, kam kënaqësinë që në emrin e popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta për Ju dhe popullin mik gjerman,” shkruan në mesazhin e tij Nishani.Nishani e ka falenderuar presidentin Gauck edhe për mbështetjen “që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe procesin e integrimit evropian”.Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë e ka cilësuar partneritetin mes dy vendeve si garanci për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.