Lufta ndaj informalitetit prek edhe sektorin e trasportit rrugor
Operacioni kundër informalitetit tashmë do të prekë edhe transportin rrugor. Gjatë prezantimit të paketës së masave ministri i tranportit paralajmëroi gjoba nga 100 mijë lekë deri në konfiskim mjetesh në rastet kur kostatohet se janë të palicensuara.Edmond Haxhinasto: “Na rezulton që kemi situatë kur mjaft subjekte veprojnë në mënyrë të paliçensuar, mjaft operatorë janë të paliçensuar, drejtues mjetesh të paliçensuar duke sjellë rrezikshmëri në transportin e qytetarëve, pra së pari do fokusohemi në proçesin e liçensimit të këtyre aktiveve dhe personave që japin shërbimet e transportit”.Disa ndryshime të tjera që janë përfshirë në këtë paketë janë edhe çertifikimi i serviseve dhe rinovimi i mjeteve të vjetra të transportitEdmond Haxhinasto: “Shumë e rëndësishme për të gjithë operatorët e taksive që synimi i këtij plani është që taksimetrat të funskionojnë, aktiviteti i këtyre operatorëve është shumë i rëndësishëm për sigurinë e jetës së qytetarëve prandaj ata që punojnë në pikat e servisit duhet të jenë të çertifikuar për të ofruar shërbimet e tyre”.Paketa e masave do të kalojë për votim në kuvend pasi të jetë diskutuar me grupet e interesit në komisionet parlamentare. • Plani i masave mbi anti-informalitetin 1 - Mjete transporti publik taksi dhe autobuzë që kryejnë aktivitet të paliçensuar. Dokryhen kontrolle me grupe të përbashkëta të policisë rrugore dhe të shërbimeve tëtrasnportit rrugor. Në rast evidentimi shkeljesh do ndëshkohen me gjoba maksimale100 000 lekë apo dhe konfiskim mjeti.2 - Do kontrollen taksitë e pajisura me taksimetër mbi përdorimin e rregullt të tij. Nërast parregullsish do vendosen gjoba 20 000 lekë nga organet e policisë rrugore apotë shërbimit të trasnportit rrugor dhe tërheqje e liçensës3 - Do rishihen kushtet e liçensimit të taksive dhe kushtet e komoditetit të tyre.4 - Do të kontrollohen autobuzët e shërbimit interurban për pajisjen me bileta tëpasagjerëve. Shoqëritë e transportit të marrin masa për pajisjen me blloqe të biletavenga drejtoritë tatimore. Në rast shkeljesh gjobë deri në 100 000 lekë dhe pezullimliçense.5 - Formalizim i tregut, mjeteve të përdorura të rregjistruara për herë të parë. Kufizime për importin e mjeteve nga individë.6 - Verifikim nga noterët i detyrimeve të mjeteve që ndërrojnë pronësinë.7 - Kontrolle të pikave të grumbullimit të mjeteve.8 - Kontrolle të subjekteve që kryejnë transport mineralesh apo karburanti mbi peshë.9 - Çertifikim i serviseve të mjeteve rrugore10 - Tarifë reklamash në anë të rrugës dhe kontrolle ndaj dëmtimeve të infrastrukurës rrugore dhe ndërhyrjeve pa leje.