Autorët e fshehur në hyrje të pallatit pritën viktimat të hynin në makinë

Zbardhet motivi i vrasjes së dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit 2015, pranë lulishtes "1 Maji" ndërsa në pranga janë vënë dy persona të dyshuar si autorë të saj.Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Ervin Hodaj doli në një deklaratë për median për të informuar se  të arrestuarit janë:  Sael Sulaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.Vasiel Çavo, 23 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.Dy viktimat Aurora Oskian dhe Kevin Rugova janë vrarë gabimisht- Motivi i ngjarjes kaqë në konfikti i autoreve të dyshuar me të plagosurin Elvis Gaçaj, në lidhje me shpërndarjen e lëndëve narkotike" deklaroi drejtori i Policisë.Autorët pritë Elvis Gaçajt në hyrje të pallatit- "Nga veprimet hetimore është zbardhur igjithë mekanizmi i ngjarjes, nga kurezulton se rreth orës 19.40 të ditës se ngjarjes dy autorët e dyshuar të armatosur me automatic kallshnikov dhe pistolete TT pasi kanë pikasur automjetin e bmë të shtetasit Elvis Gaçaj të parkuar në brendësi të pallateve në afërsi të Lulishtes 1 maj, janë fshehur në brendësi të dy hyrjeve të pallatit në pritje të ekzekutuarve për veprën penale.  Pas disa minutash kur në makinë kanë hyrë Elvis Gaçaj dhe pasagjerët e tjerë kanë qëlluar në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar nga dy drejtime të ndryshme drejt Lumit të Lanës ku dhe kanë hedhur armët e krimit".Vijon puna për gjetjen e pistoletës- Aktualisht vazhdon puna nga forcat RENEA për gjetjen e pistoletës. Automatiku me të cilin dyshohet se u krye krimi u gjet dje po në Lanë.Arrestohet dhe Elvis Gaçaj- Prangat në spital i janë vënë dhe Elvis Gaçajt për akuzën e "Shpërndarjes së lëndëve narkotike"Sipas policisë Elvis Gaçaj përdorte banesën si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike.Në të është gjetur 5 gr kokainë dhe një peshore[caption id="attachment_591362" align="alignnone" width="640"]te arrestuarit 1 Majii Vasiel Çavo (Majtas) & Sael Sulaj (Djathtas)[/caption]te arrestuarit 1 maji arrestimi4 arrestimi3 arrestimi2 arretimivrasja-ne-tirane  Viktimat Kevin Rugova,  22  vjeç,  lindur dhe banues në TiranëAurora Oskian  30 vjeç , lindur dhe banuese në TiranëU plagos shtetasi Elvis Gacaj, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Policia bashkepunoi me prokurorine- Pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, dhe konkretisht nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda, Sektori KunderKrimit të Organizuar dhe Komisariati i Policise nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u be e mundur dokumentimi i plotëligjor, zbulimi i motiveve dhe mekanizmit, si dhe arrestimi i autoreve të dyshuar, të ngjarjes se ndodhur në afrësi  te lulishtes "1 Maji" ne datë 1 Tetor 2015.Akuzat-  Të gjitha provat e grumbulluara dhe materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së rrethit Gjyësor Tiranë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim,  “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”•Deklarata e Policisë vijon