Tregtarët e "Medresesë" në protestë: Po na vihen gjoba arbitrare
Përfaqësues të afro 2000 bizneseve të vogla në tregun e Medresesë në Tiranë kanë protestuar mëngjesin e së shtunës ndaj masave ndeshkuese të tatimoreve. Pretendimet e tyre i rrëzojne gjobat.Sipas tregtarëve vetëm gjatë ditës së premte rreth 100 bizneseve në këtë treg u janë vendosur gjoba me vlerë deri në 300 mijë lekë të vjetra.Ndërkohë lidhur me protestën e disa ditëve më parë të tregtarëve të tregut të mallrave të përdorura të cilëve tatimorët u kishin sekuestruar mallin ka reaguar Avokati i Popullit. Ky institucion ka hartuar disa rekomandime qe i drejtohen Ministrit të Financave dhe Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve.Sipas zyrës së Avokatit të Popullit sekuestrimi i mallrave të këtyre tregtarëve ambulantë, dhe mbyllja e veprimtarisë së tyre, sjell pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për familjet e tyre
/Oranews.tv/