Për 12 vjet ngeli 16:30, Leli si Veliaj rregullon orën e qytetit
Një qytet që vizitohet rregullisht nga turistët në çdo ditë e çdo stinë, nuk mund t'i ngecë ora.Mbështetur në këtë parim, këtë fundjavë, kryebashkiaku i Vlorës ka rregulluar sahatin e qytetit bregdetar.Ka qenë Sokol Agalliu, i njëjti person që ngriti sahatin 15 vjet më parë, ai që e rivuri në punë orën e madhe të Vlorës, që kishte mbetur prej 12 vjetësh 4.30.Dritan Leli: Nuk dua të gjykoj asgjë të vjetër. Por në pyetjen që më bëre më parë, ku më the çfarë ndodhi sepse Sokoli ishte këtu, unë të thashë se më duket se kishin humbur çelësin e derës për ta hapur dhe për të shkuar tek sahati. Unë gjeta çelësin, hapa derën. I thashë Sokolit hajde sepse sahati është pronë e të gjithëve”Në çdo orë fikse, qytetarët e Vlorës do t'i shoqërojë gongu karakteristik i sahatit.
/Oranews.tv/