SHBA, ndihmë ushtarake për Somalinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2013, 07:48
Presidenti amerikan Barak Obama ka ndërmarrë hapin e parë drejt dhënies së ndihmës ushtarake amerikane për Somalinë.Presidenti Obama lëshoi një memorandum të hënën për Sekretarin e Shtetit John Kerry duke thënë se Somalia ka të drejtë për të marrë pajisje mbrojtëse.Masa nuk jep menjëherë ndihmë ushtarake në Somali. Megjithatë, ajo lejon sekretarin Kerry të shqyrtohë ndërmarrjen e hapave për ndihma në të ardhmen.Një zyrtar i lartë i administratës Obama thotë se autorizimi është pjesë normalizimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Somalisë.Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht qeverinë e Somalisë në fillim të këtij viti, për herë të parë që Uashingtoni ka njohur një qeveri në Somali që nga viti 1991.