SHBA ul tensionet me Korenë e veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë testin e raketave balistike ndërkontinentale të planifikuar për javën e ardhshme, lëvizje kjo e cila ka ardhur për të ulur tensionin me Korenë e veritu. Testi  Minuteman 3 u shty pasi sic mendohet nga zyrtarë mbrojtës të SHBA mund të keqinterpretohet  nga Koreja e Veriut,dhe mund të nxisë më tepër  frikën e një konflikti.Ndërsa testet mund të shtyehn deri në maj nga pheniani do të shihet si një fitore raportojnë  mediat ndërkombëtare.Koreja e Veriut ka lëshuar një seri kërcënimesh  jashtëzakonisht të forta pasi  ajo ishte sanksionuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në muajin mars, për kryerjen e një provë të tretë bërthamore.Pheniani ka kërcënuar me sulme bërthamore ndaj  SHBA-ve, e ndërsa zyrtarisht shpalli luftë në Negev, dhe u zotua të rihapë një reaktor bërthamor në kundërshtim të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Një zyrtar i Pentagonit tha se Shba kërkon që të  "shmangi keqinterpretimin apo ndonjë llogaritje të gabuar" që mund të rezultojë nga testi.SHBA dhe Koreja e Jugut janë munduar të hedhin poshtë një supozim të konfliktit  në Gadishullin Korean ditët e fundit.Ndërkaq Mediat e Koresë së Veriut transmetojnë imazhe të gatishmërisë ushtarake, të destinuara për të mbledhur njerëzit pas udhëheqjes. Të premten, Koreja e Veriut paralajmëroi se nuk do të jetë në gjendje për të garantuar sigurinë e punonjësve  të ambasadës në rast se nis lufta, por asnjë nga shtetet e huaja nuk kanë njoftuar plane të evakuimit te ambasadave të tyre.