Margaret Thatcher, "The Iron Lady"
"Zonja e Hekurt" ndëron jetë në moshën 87 vjeçare! Ish-kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher, pas një hemoragjije cerebrale, ikën nga jeta paqësisht mëngjesin e së Hënës! Lajmin e dha zëdhënsi i saj lordi Bell, i cili tha se ndërroi jetë për shkak të shëndetit të rënduar."Me dhimbje të thellë fëmijët e saj Mark dhe Carol Thatcher, njoftojnë se nëna e tyre, Baronesha Thatcher, vdiq paqësisht mëngjesin e të Hënës", thotë Bell, duke njoftuar se një deklaratë e plotë do të publikohet më vonë.Gruaja e parë Kryeministre në Britani, kishte probleme me shëndetin e saj prej të paktën 10 vjetësh. Margaret Thatcher, e cila vuante me Alzheimer dhe ishte fizikisht shumë e dobët, ka mbetur jashtë vëmendjes që nga viti 2002 dhe ka qënë nën mbikëqyrjen të vazhdueshme mjekësore, pasi kishte pësuar disa herë goditje cerebrale. Thetcher në muajin Dhjetor iu nështrua një operacioni për të hequr një tumor.Ajo lë pas një karrierë të gjatë në politikë dhe merita të padiskutueshme, që do ta bëjnë të mbahet mend gjithmonë si një prej figurave më të mëdha politike të shekullit të XX. Pas lajmit të hidhur, jeta e Margaret Hilda Roberts vjen sërish në qëndër të vëmëndjes!!Thatcher, ishte vajza e një shitësi ushqimoresh. Ajo përshkruhet si një person me vendosmëri të pamposhtur, e cila u adhurua dhe u urrye nga britanikët. Duke treguar cilësi të rralla si kryetare e shtetit Thacher mposhti sindikatat dhe privatizoi një pjesë të madhe të industrisë dhe ekonomisë britanike. Ajo ishte ambasadorja e liberalizmit ekonomik, të konservatorizmit social dhe të idesë madhështore për Britaninë. Besimet e Margaret Hilda Roberts, e cila lindi më 13 tetor 1925 në Grantham, u formuan nga trajnimi rigoroz i një prifti metodist.Thatcher iu bashkua Konservatorëve pas martesës së saj në vitin 1951 falë dhe sponsorizimit të bashkëshortit të saj Denis Thatcher. Ajo hyri në Dhomën e Komuneve në vitin 1959, pasi u zgjodh në Finchley, në veri të Londrës. Në moshën 35 vjeçare në vitin 1970 e deri më 1974, Thetcher shërbeu si Ministre e Arsimit. Në vitin 1975, u bë kreu i Partisë Konservatore dhe katër vjet më vonë, u bë kryeministria e parë femër në historinë e Anglisë. Duke kaluar 11 vjet në Downing Street, periudhë kjo më e gjatë që një kryeministër ka qëndruar në detyrë në shekullin e 20-të.Me stilin e saj autoritar, Thatcher mbahet mend për një sërë reformash të thella dhe gjithpërfshirëse, që bënë një gazetar sovjetik ta mbiquante "Zonja e Hekurt". Që prej atëherë, kjo nofkë u bashkangjit përjetësisht me figurën e Baroneshës,e cila u nda nga jeta të Hënën, në moshën 87-vjeçare."Thatcherizmi" u bë i njohur , gjatë kohës kur Kryeministrja ishte duke u përpjekur për të rivendosur autoritetin e ish-perandorisë, gjë kjo që kontribuoi për të rimarrë Ishujt Falkland, të cilat janë njohur në Argjentinë si Malvinas. Thatcher, e cila kishte marrëdhënie të ngushta me SHBA-të dhe presidentin Ronald Regan dhe me Mikhail Gorbaçov ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë.Thatcher ishte "Një politikane e madhe, do t'i përkasë përgjithmonë histories", tha të Hënën ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Gorbaçov.Kryeministri David Cameron u shpreh: "Me keqardhje të madhe mësova se Lady Thatcher ndërroi jetë. Ne humbëm një lidere të madhe, një Kryeministre të madhe dhe një shtetase të madhe britanike".Edhe Mbretëresha Elisabeth ka shprehur keqardhje të thellë për vdekjen e Baroneshës dhe pritet që ajo t'i dërgojë një mesazh privat familjes së saj.Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë: "Një shtyllë në historinë moderne të Britanisë. Pak lidera kanë kapacitetin, horizontin dhe aftësinë për të ndryshuar jo vetëm vendin e tyre, por edhe të gjithë botën ku jetojnë".Alex Salmond, kryeministër i Skocisë: "Një kryeministre e mrekullueshme, politikat e së cilës i dhanë formë një brezi të tërë. Nuk kam dyshim që vdekja e saj do të ngjallë një debat të gjerë mbi trashëgiminë që na lë.Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit: "Sot vajtoj ndërrimin e jetës së kryeministres Margaret Thatcher. Një lidere e madhe, një grua me principe, vendosmëri, bindje dhe forcë, një grua që do t'i mbetet gjithmonë historisë si një pikë reference për të gjithë.Në moshën 66-vjeçare, "Zonja e Hekurt" vendosi të jepte dorëheqjen si deputete në vitin 1992, dy vjet pas largimit nga posti i kryeministres, me argumentin se pa angazhimin si deputete, do të kishte më shumë liri për të thënë dhe vepruar ashtu si mendonte.Pas tërheqjes nga politika, Thatcher u angazhua me botimin e disa librave me kujtime, ndërtoi një fondacion bamirës dhe u përfshi në disa angazhime të tjera.Pas vitit 2003, kur bashkëshorti i saj ndërroi jetë, Thatcher bëri një jetë më të tërhequr. Në vitin 2007, Thatcher u shndërrua edhe në të parën ish-lidere të shtetit, që nderohet me një statujë në Parlament, kur është ende në jetë.