Ndërron jetë "Zonja e hekurt" e Britanisë Margaret Thatcher
Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare ish-kryministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thatcher.Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i saj i cili ka theksuar se “Zonja e hekurt” e Britanisë ka ndërruar jetë si pasojë e një trompoze. Sipas zëdhënësit Lord Bell, lajmin e konfirmuan fëmijët e saj Mark dhe Carol Thatcher.Kryeministrja e vetme femër në historinë e Britanisë, Thatcher udhëhoqi qeverinë e Londrës midis viteve 1979-1990, kur drejtonte edhe Partinë Konservatore.Ajo fitoi nofkën e “Zonjës së Hekurt” për ashpërsinë e saj personale dhe politike, për reformat që udhëhoqi dhe mënyrën se si përballoi disa sfida, midis të cilave edhe luftën e vitit 1982 me Argjentinën për sovranitetin e ishujve Falkland (Malvines në spanjisht).Thatcher u tërhoq nga jeta publike pasi pësoi një infarkt në vitin 2002 dhe që prej atëherë prej kohësh vuante një shëndet të brishtë dhe kishte edhe humbje të kujtesës.Si rrjedhojë e problemeve shëndetësore, Thatcher e pati të pamundur që të ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e organizuar për 85-vjetorin e saj të lindjes, në tetor 2010.