Portugali, Kryeministri: Duhen shkurtime më të thella

Kryeministri i Portugalisë tha se vendimi i gjykatës kushtetuese  që shpalli si të paligjshme disa masa të buxhetit të vitit 2013 do të thotë se do të duhen shkurtime  më të thella të shpenzimeve. Pedro Passos Coelho tha sigurimet  sociale, ato në shëndetësi, arsimit dhe ndërmarrjet publike pas këtij vendimi do të shkurtohen.Për kryeministrin e Portugalisë  për të kaluar krizën e borxhit, vendit i duhet të  kërkojë një tjetër paketë ndihme, e ndërsa Komisioni Evropian ka paralajmëruar që  të përmbushen kushtet  për të cilat është rënë dakord.Gjykata Kushtetore vendosi se shkurtimet jopopullore të pagave në buxhetin shtetëror të këtij viti janë të paligjshme, duke i mohuar kështu qeverisë rreth 1.8 miliardë dollarë të të ardhurave të parashikuara.Ky vendim përbën një goditje për strategjinë e programit financiar, për të cilin ranë dakord ministrat dhe kreditorët e huaj, të cilët para dy vjetësh e ndihmuan Portugalinë me një paketë ndihmash prej 101.5 miliardë dollarësh.Qeveria tha kryeministri portugz do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të shmangur një  tjetër ndihmë  nga partnerët e saj evropianë, duke përmendur si mundësi edhe rritjen e taksave."Pas këtij vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese, jo  vetëm jeta e qeverisë që do të bëhet më e vështirë, por edhe ajo e qytetarëve të këtij vendi do të bëhet më e vështirë dhe të vërë në pikëpyetje rikuperimin  tonë kombëtar" tha kryeministri Pedro Passos Coelho.13 gykatësit thanë me anë të një deklarate se masat buxhetore, që shkurtojnë pagesën e festave për punonjësit e qeverisë dhe pensionistët, si dhe masa të tjera që ulin papunësinë dhe përfitimet kur je i sëmurë, nuk janë kushtetuese.Mes arsyeve të vendimit të gjykatës ishin masat, që neglizhojnë garancitë e barazisë. Punëtorët e sektorit privat nuk preken nga masat e përfshira në buxhet. Vendimi i gjykatës të premten i parapriu një takimi jozyrtar të ministrave të financave të eurozonës në Dublin të Irlandës këtë javë.