Kerry në Bregun Perëndimor dhe në Izrael
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2013, 09:06
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të vazhdojë përpjekjet për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.Ai do të takojë sot në Ramallah kryeministrin palestinez, Salam Fayyad, dhe në Jerusalem presidentin izraelit, Shimon Peres.Kerry është në udhëtimin e tretë në rajon, brenda tre javësh.Të dielën në mbrëmje në Ramallah, ai dhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas, kanë diskutuar për “rrugën drejt paqes”, por nuk janë dhënë detaje të tjera.Më herët në Stamboll, Kerry ka thënë se Turqia mund të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e pajtimit midis fraksioneve rivale palestineze – Hamasit dhe Fatahut.