"Wikileaks" publikon 1,7 milionë dokumente
"Wikileaks" publikoi ditën e hënë më shumë se 1,7 milionë kabllograme të diplomacisë amerikane dhe raporte të Shërbimeve Sekrete, që datojnë që nga viti 1970.Në këto raporte, përfshihen detaje se ish-kryeministri indian, Rajiv Gandhi, ishte ndërmjetës në një tregëti madhore armësh dhe për ish-kryeministren e ndjerë të Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher.Megjithatë, ndryshe nga publikimet e së shkuarës, dokumentat nuk kanë qenë të koduara, por vetëm të sistemuara në arkiva të ndryshme amerikane.Themeluesi i faqes i ka ndarë dokumentat në arkiva dhe i ka publikuar në mënyrë të tillë, që të jenë më lehtësisht të shfletueshme dhe të kërkueshme informacionet, bazuar mbi një motor kërkimi.Ndërkohë themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange kërkoi strehim politik në ambasadën ekuadoriane në Londër në muajin qershor 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai përndiqet formalisht për dy akuza përdhunimi.”Wikileaks”, një faqe e formuar prej Assange, ka publikuar që prej vitit 2010 dokumenta të rezervuara të administratës amerikane, pasi siguroi dosjet në një mënyrë ilegale.