Ban Ki-Moon, të Martën në Vatikan, takime me Papën dhe udhëheqësit politik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2013, 13:49
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, do të vizitojë të martën Vatikanin.Në deklaratën e Selisë së Shenjtë thuhet se Ban do të takojë Papa Françeskun, për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike.Më 30 prill, Vatikanin do ta vizitojë edhe presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i cili po ashtu do të takohet me Papën.Kreu i Kishës Katolike, pothuajse në secilin fjalim, bën thirrje për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve.