Japonia dislokon sistemet mbrojtëse

Tensionet në gadishullin korean kanë detyruar Japoninë të dislokojë sistemet mbrojtëse ndaj raketave në 3 vende të ndryshme përreth Tokios, në orët e para të së martës, përpara një sulmi të mundshëm raketor nga Korea e Veriut, tha kryesekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga.Bateritë anti-raketore “Patriot” u vendosën në distriktin qendror të Ichigaya-s, dhe në periferitë e Asaka-s e Narashino-s, tha Suga për reporterët, gjatë së martës.Dislokimi i tyre vjen në prag të paralajmërimeve të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, se Peniani mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër lëvizje provokuese, pas retorikës irrituese të javëve të fundit.Të hënën, Suga tha se qeveria nuk do të publikonte asnjë lëvizje taktike, në lidhje me dislokimin e sistemeve mbrojtëse anti-raketore, duke u shprehur vetëm se “kjo lëvizje do t’i tregojë strategjinë tonë Koresë së Veriut”.