Italia drejt zgjedhjeve të reja?
Edhe një muaj pas zgjedhjeve Italia është ende pa qeveri. Italia është në gjendje ekonomike të keqe e ndërsa italianët mendojnë se politikanët e tyre mendojnë vetëm për veten.Ideja e koalicionit të madh mes të djathtëve dhe të majtëve do të ishte një zgjidhje për shumë italianë, por jo për Pierluigi Bersanin, liderin aleancës së majtë.Ai u përpoq me të gjitha mjetet për të fituar si partner për një qeveri nën udhëheqjen e tij Lëvizjen Pesë yje të ish-humoristit Beppe Grillo por pa sukses.Ndërkohë kriza ekonomike sipas analistëve po ashpërson krizën politike. Shumë qytetarë mendojnë se zgjedhjet e reja do të sihin një rrugëdalje nga ngërçi politik.Përpjekjet e presidenti Giorgio Napolitano për t'i dhënë fund krizës politike, italianët i ndjekim me ndjenja të përziera.Nga njëra anë është mirë që ai ka mbledhur një këshill ekspertësh me eurodeputetë nga të gjitha palët për të diskutuar urgjentisht reformat e nevojshme si e drejta për të votuar. Në anën tjetër, emrat e ekspertëve hasin në kritika të gjera.Asnjë grua, dhe as fytyra të reja nuk ka, të gjithë njerëz që merren prej 30 vjetësh me politikë, si do të sjellin ata ide të freskëta.Italianët duket se humbur në pjesën më të madhe besimin tek politikanët e tyre.