Koreja e Veriut gati për testin e katërt

Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për provën e katërt bërthamore  thonë zyrtarët në Seul. Sipas tyre janë në rritje shenjat e aktivitetit në cetralin bërthamor në veri të vendit, madje një gazetë shkruan se  prova do të jetë e ngjashme me atë të  12 shkurt. Testi  vjen në mes të retorikës së rritur  mes koreve dhe SHBA-së."Aktualisht, nuk ka asnjë lëvizje e re për të shtuar informacionin e  mëparshme," tha  Kim Min-seok, një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Koresë së Jugut.Por gazeta  JoongAng Ilbo që citon një  zyrtar  të Koresë së Jugut shkruan se inteligjenca e Seulit ka zbuluar "aktivitetin e shtuar të forcave të punës dhe mjeteve për testin e ri bërthamor."Ne jemi duke vëzhguar nga afër situatën, e cila është shumë e ngjashme me situatën përpara testit të tretë bërthamore", tha zyrtari për gazetën.Pas testit bërthamor të shkurtit, OKB vendosi sanksione ndaj Penianit, një lëvizje që shtoi retorikën e ashpër në Gadishull. Koreja Veriore nisi të kërcënonte hapur se do të përdorte armë bërthamor dhe ndezi reaktorin nuklear.Gjatë fundjavës, SHBA anuluan një test planifikuar të raketave balistike  duke përmendur shqetësimet se kjo mund të keqinterpretohet  nga Pheniani.