John Kerry, turne 10 ditorë në Evropë, mbërrin në Turqi

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërrin në Turqi në fillim të një turneu 10 ditorë në Evropë dhe Azi, i cili do të dominohet nga kriza në Siri, proçesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.Kerri do të takohet me Kryeministrin Reçep Taip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Ahmet Davutoglu, për të diskutuar përpjekjet që do ti japin fund luftës së përgjakshme civile në Siri.Pas ndërmjetësimit të SHBA-ve, që ndihmoi në pajtimin mes Turqisë dhe Izraelit, Kerry i bën thirrje të dyja palëve për një normalizim total në marrëdhëniet e tyre. Vizita e tij vjen dy javë pasi Presidenti amerikan, Barak Obama, këshilloi një afrim mes Izraelit dhe Turqisë, duke siguruar një falje të Izraelit mbi vrasjen e nëntë turqve në një anije të ndihmave humanitare e nisur për në Rripin e Gazës në vitin 2010.Kryediplomati amerikan më pas do të takohet me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netaniahu, në Jeruzalem dhe me Presidentin Mahmoud Abas, në Bregun Perëndimor. Departamenti Shtetit bëri të diutr se Kerri do të këmbëngulë për masa për ndërtimin e besimit mes dy vendeve.Gjithashtu do të vizitojë Britaninë e Madhe për takimin e grupit të tetë vendeve të industrializuara, G8.Më pas ai  do të shkojë në Korenë e Jugut, Kinë dhe Japoni, ku do të zhvillojë bisedime për programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe shkallëzimin e kërcënimeve të saj kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.