Indi, 70 persona humbin jetën nga shëmbja e pallatit
Numri i i të vdekurve nga kolapsi i një ndërtese në afërsi të qytetit indian Mumbai, ditën e Enjte ka arritur në më shumë se 70 persona, ndërsa midis tyre numërohen shumë fëmijë. Policia bën të ditur se më shumë se 100 persona ndodhen aktualisht nën rënojat e ndërtesës shtatë katëshe. Ndërsa 70 persona numërohen se janë të plagosur.Blloku i pallateve ishte i paligjshëm, sipas policisë dhe ndërtimi vazhdonte edhe pse në katër kate, banonin njerëz.Ngjarja ndodhi të Enjten, forcat e ndihmës së shpejtë pas shumë orësh kërkimesh të Premten në orët e vona kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, një fëmijë të vogël. Gjashtë bulldozerë u ndodhën në zonë për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve..Episode të tilla janë të shpeshta në Indi, ndërsa shkak i shembjeve në shumicën e rasteve është cilësia e dobët e punimeve.Shumica e njerëzve që jetonin në ndërtesë ishin njerëz me të ardhura të mesme, thuhet në mediat vendase. Nga banorët në këtë zonë bëhet e ditur se ndërtimi i pallatit ka filluar vetëm gjashtë javë më parë dhe deri më tani ajo kishte arritur me një shpejtësi të jashtëzokshme ku po ndërtohej kati i tetë. Edhe pse ndërtimi ishte i paplotë, ndërtuesit kishin lejuar familjet për të banuar në ndërtesë.E ndërsa qeveria e indisë ka nisur hetimet , një komisioner deputet komunal dhe zyrtar i lartë i policisë është pezulluar për braktisje të detyrës dhe dyshohet se bashkëpunonte me ndërtuesit.Rritja e shpejtë e popullsisë së këtij qyteti dhe mungesa e hapësirës ka çuar në shtimin e ndërtimeve, por shpeshherë, kjo bëhet në kurriz të cilësisë.