Në Almati vazhdojnë bisedimet për Iranin

Fuqitë botërore dhe Irani takohen sot për të dytën ditë me radhë, për të biseduar rreth çështjes bërthamore të Republikës Islamike.Takimi zhvillohet në Almati të Kazakistanit dhe është i dyti brenda pesë javëve.Fuqitë negociuese botërore përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Francën, Britaninë dhe Gjermaninë.Ato dyshojnë se Irani, përmes aktivitetit bërthamor, ka për qëllim krijimin e armës atomike, por Teherani zyrtar hedh poshtë akuzat.Takimet paraprake kanë dështuar të prodhojnë ndonjë zgjidhje për këtë mosmarrëveshje.