Papa Françesku, masa të ashpra ndaj priftërinjëve që abuzojnë seksualisht

Papa Françesku bëri thirrje për një "goditje vendimtare", në luftën kundër abuzimit seksual të të miturve nga priftërinjtë.Papa i ri në një takim me at Gerhard Mueller, kreun e Kongregacionit për Doktrinën e Besimit, organizmin e ngarkuar me hetimin e rasteve të abuzimeve, kërkoi që fajtorët të marrin ndëshkime shembullore.Në një deklaratë të Vatikanit, Ati i Shenjtë i kërkonte at Mueller-it që "të veprojë me vendosmëri në të gjitha rastet e abuzimeve seksuale, duke pasur mbi të gjitha, si qëllim mbrojtjen e të miturve dhe ardhjen në ndihmë të atyre që kanë përjetuar një vuajtje të tillë në të shkuarën". Françesku gjithashtu kërkoi lehtësimin e burokracirave dhe proçesit, që çon në shpalljen e fajësisë së një kleriku, për të lehtësuar dhëniet përkatëse të ndëshkimeve.Ky është qëndrimi i parë i Papës argjentinas, në lidhje me skandalin e abuzimeve të klerikëve, që ka dëmtuar rëndë reputacionin e Kishës Katolike në vitet e fundit.Ish-kardinal Horhe Mario Bergoglio, Françesku, u emërua Papë gjatë muajit Mars, pasi Benedikti i XVI vendosi të dorëhiqej, duke u shndërruar në Papën e parë në 600 vjet që dorëzon postin e tij në mënyrë vullnetare.Ish Papa Benedikti XVI kur u zgjodh premtoi pastrimin e kishës nga "mëkati" dhe "ndyrësia" e abuzimit, por ai u kritikua së  shumti , për mbulimin e abuzimit dhe për dështimin e tij për të mbrojtur fëmijët nga priftërinjtë pedofil.Vite me rradhë, viktimat të abuzimeve seksuale të klerikëve kanë kërkuar një falje publike dhe më shumë veprime  nga Kisha Katolike, për të adresuar këtë problem tronditës.