KiE:Korrupsioni në të gjithë nivelet, reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi

Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Këshillit të Europës theksohet në raportin e miratuar në Asamblesë së KiE. Raporteri austriak Stefan Schennach në dokuemntin e përgatitur pasqyroi gjetjet për periudhën e monitorimit të shteteve nga tetori 2014 deri më gusht 2015.Në raport shprehet keqardhje për klimën gjithë të tensionuar dhe të polarizuar politike në vend që ndikon në zhvillimin e vendit, ndërsa kërkon që fryma e bashkëpunimit të kthehet në kulturë e jo të sigurohet vetëm përmes legjislacionit."Korrupsioni mbetet i përhapur në të gjitha nivelet cka minon zhvillimin politik dhe socialo-ekonomik të vendit"- thuhet në raportin që thekson gjithashtu se zyrtarët e lartë qoftë në qeverisje, prokurori, gjyqësor apo polici mbeten të pandëshkuar në një masë të madhe.Këshilli i Europës i kërkon politikës reformim tw thellw tw organit tw akuzws tw akuzws dhe reforma në drejtësi që të jetë konsensuale dhe gjithpërfshirëse.Shqetësim tjetër është edhe politizimi, në të gjitha nivelet, i shërbimit civil në Shqipëri ndaj kërkohet zbatimi i Ligjit për Shërbimin Civil.Në Zgjedhjet e 21 qerhsorit theksohet se pati mangësi serioze që duhet të adresohen menjëhëherë nga të gjithë aktorët politikë.Vlerësohet reforma territoriale por kërkohet që autoritetet lokale të kenë kompetenca të qarta dhe konkrete.