Ralph Lauren tërhiqet nga udhëheqja e kompanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2015, 10:46
Stilisti me famë botërore, Ralph Lauren jep dorëheqjen nga udhëheqja e kompanisë luksoze të modës, të cilën e themeloi gati 50 vjet më parë.Lauren i cili muajin tjetër do të bëjë 76 vjeç punësoi Stefan Larsson, president i kompanisë Old Navy, e cila prodhon rroba me çmime më të lira.Lauren thotë se pasardhësi i tij është “jashtëzakonisht i talentuar” dhe se do të sjellë një perspektivë të freskët për kompaninë.Zgjedhja e Lauren për një drejtues të ri të kompanisë e cila vitin e kaluar bëri 7.6 miliardë dollar të ardhura ka qëllim rritjen e shitjeve të cilat këtë vit ishin në rënie.Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit aksionet e Lauren shënuan rritje shkruan "The Wall Street Journal"/Oranews.tv/