Pagat e institucioneve kushtetuese, PS dhe PD në komisionin e ligjeve rrëzojnë draftin

Mazhoranca dhe opozita në komsionin parlamenatr të ligjeve bashkuan votat kundër projktligjit për pagat  dhe shpërblimet  e  institucioneve të pavarura kushtetuesese, dhe ndryshimet në ligjin e nëpunësist civil.  Deputeti Socialist Bashkim Fino,  kundërshtoi nismat 3 deputetëve, socialistit  Eduart Shalsi, deputetit demokrat  Genc Ruli dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim Robert Bitri.Bashkim Fino: “Nuk mund të dalim mbi kuvendin as mbi pagat tona, as mbi pagat , as mbi pagën e presidentit sepse ato janë në varësinë tonë dhe janë krijuar për shkak të lidhjes që kemi krijuar ne”.Opozita  mbështeti mazhorancën në rrëzmin e dy ligjeve, ndërkohë   ngriti shqetësismin se fenomeni i pagave të larta që përmbysin hierarkinë  është parashikuar edhe tek reforma në drejtësi.Arben Ristani:..disa institucione që i përkasin drejtësisë të kenë paga sa trefishi i pagës së Presidentit, sa 5-fishi i pagës së kolegut Fino dhe timen e tuajën”.Nisma e tre deputetëve  lidhej në mënyrë specifike për Entin Rregullator të Energjisë Elektrike. Por nga  draftligji që u rrëzua në komisionin e ligjeve përfitonin edhe 18 institucione të pavarura kushtetuese.institucionet kushteteuese /Oranews.tv/