Gruaja e Ismailajt dhe Doshi pyeten në polici, deputeti: Letra e Brahos false
Ka përfunduar dëshmia në drejtorinë e policisë së Tiranës e bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj.Për rreth 40 minuta ajo është pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen, nisur nga pretendimi i kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho se ndaj saj po ushtrojnë presion në mënyrë që bashkëshorti i saj të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.Mësohet se Ismailaj ka dëshmuar në polici se nuk është kërcënuar asnjëherë nga Tom Doshi, por nga disa persona të tjerë.Ndërsa la Drejtorinë e Policisë ajo refuzoi të japë ndonjë koment për gazetarët, sikundër dhe avokati i saj Vladimir Meçi.Vetë ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni mbi çfarë ishte pyetur Ismailaj, pasi ishte në cilësinë e shoqëruesit.Vojsava Ismailaj u paraqit në polici rreth orës 16:00 dhe doli në 17:13.Pas bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, në orën 19:29 në Drejtorinë e Policisë është paraqitur deputeti Tom Doshi i cili është marrë në pyetje deri në orën 20:42.Doshi: "Thashë se e kam mohuar që se kam takuar Vojsavën. E kam takuar dhe nesër do ta marr prap në telefon dhe do ta takoj.Jam i lirë për të takuar çdo njeri që më telefonon, që më kërkon për ta takuar për kafe apo halle që ka.Unë e vlerësoj shumë prokurorin e përgjithshëm që ka filluar hetimet kaq shpejt për një letër false që ka bërë Spartak Braho , në një kohë që para një viti kur unë denoncova atentatin ndaj meje ai nuk mori asnjë masë dhe nuk bëri asnjë hetim."Edhe Doshi ishte i shoqeruar nga i njëjti avokat, Vladimir Meçi. Ndërsa, Dritan Prifti, nuk ka ende konfirmim nëse do të paraqitet.



Vendimi i Prokurorisë pas letrës së BrahosVendimi i prokurorisë vjen pak ditë pas letrës së kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, i cili pretendon se po përgatitet një komplot kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.Braho iu drejtua me këtë letër Presidentit, Kryeministrisë, Kryeprokurorit, Kreut të SHISH, Ministrit të Drejtësisë, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.Në letër theksohej se ka përpjekje serioze për destabilizimin e vendit.Braho pretendon ndër të tjera se ka prova të cilat vërtetojnë presionin e ushtruar ndaj bashkëshortes së Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës./Oranews.tv/