Zv/Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, jep dorëheqjen: Largimi për arsye personale

Zëvendës.Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, jep dorëheqjen.I kontaktuar nga Ora News Zusi bëri me dije se ky vendim është marrë për arsye personale, ndërkohë që tashmë do të vijojë të kontribuoj për sektorin e bujqësisë por në pozicionin e shoqërisë civile.Alban Zusi mbajti postin e zëvendës/Ministrit të Bujqësisë për dy vite me radhë që prej marrjes së mandatit nga qeveria Rama.Pritet që dorëheqja e tij të paraqitet sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.