Basha: Presim nga Kuvendi votë konsensuale për hetimin ndërkombëtar

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka kërkuar nga Kuvendi që ditën e enjte në seancën plenare të bashkohen votot për një hetim ndërkombëtar në lidhje me aferën e CEZ.  Po ashtu Basha foli edhe për reformën në drejtësi, i cili tha se kjo reformë nuk duhet bërë  për të shpërfytyruar kushtetutën.Lulzim Basha: "Presim dhe kërkojmë nga Kuvendi një votë konsensuale për projektligjin e hetimit ndërkombëtar. Presim nga Prokuroria veprime të shpejta profesionale dhe kurajoze për hetimin dhe çuarjen para drejtësisë të çdo personi përgjegjës. Ne i garantojmë mbështetjen tonë të plotë. Asgjë nuk na ndal në këtë betejë as diversion i trashë, as diversioni i hollë, as manovrat e trasha dhe as manovrat e holla të Ramës dhe Metës."