Mustafa e Thaçi i kërkojnë Vatikanit njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se në New York, sëbashku me kryeministrin Isa Mustafa kanë takuar imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhënie me Shtete në Selinë e Shenjtë.“Ne theksuam përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë dhe kërkuam shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.“Me imzot Gallagher diskutuam edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, meqë kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon. Imzot Gallagher vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe angazhimin politik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, shkruan më tej ai.