Aksioni i IKMT, pastrohen zonat muzeale të Beratit e Krujës
Dhjetëra ndërtesa me dhe pa leje janë rrafshuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në qytetin e Beratit dhe Krujës. Ndërhyrja bëhet në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.Berat-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetet muzeale të Krujës dhe Beratit. Dhjetëra objekte me dhe pa leje janë shembur në Berat, gjatë ndërhyrjes së përqëndruar në dy lagje, "Çlirim" dhe "22 tetori", ndërkohë që IKMT parashikon edhe një fazë të dytë prishjesh.Në qytetin e Krujës, aksioni i IKMT ka hasur kundërshti të pronarëve të ndërtesave, me pretendimin se i kanë lejet.Ditët në vijim aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje do të shtrihet edhe në zonën muzeale të Krujës, në afërsi të pazarit karakteristik dhe kalasë së qytetit.