Shqipëria e Mali i Zi, 11 mln e 900 mijë euro për turizmin, punësimin dhe ambientin

11 milionë e 900 mijë euro i janë besuar Shqipërisë dhe Malit të Zi për vitet 2014 – 2020 nga Bashkimi Europian. Programi i bashkëpunimit ndërkufitar “IPA 2” do të ketë si fokus turizmin, mbrojtjen e ambjentit, punësimin etj.Paralelisht në takimin e zhvilluar në Shkoder nga ministria e Integrimit, që është edhe një prej qarqeve përfituese së bashku me Lezhën, u shpalosen edhe arritjet e fazës së parë 2007 – 2013.2 shtetet janë përfituese të barabarta fondesh nga totali prej mbi 11 milion eurove dhe në total përfshihet një popullsi prej 749 mijë banorësh. Programet e përbashkëta mes dy vendeve tona prekin edhe “Alpet e Shqipërisë” një nga perlat e turizmit./Oranews.tv/