Akuzohet për vrasje në Itali, policia e Fierit arreston 42-vjeçarin nga Lushnja

Policia e Fierit vë në pranga një person për llogari të drejtësisë italiane.I arrestuari është Armelino Cauli nga Lushnja. 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale, ndër to edhe vrasje.Policia bën me dije se Gjykata e Riminit ka lëshuar urdhrin e arrestit për Caulin me akuzën e “plagosjes me pasojë vdekjen”.Arrestimi i Caulit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.policia fier/Oranews.tv/