Letra e Brahos, Tahiri: Do bëhen verifikimet e nevojshme dhe do sqarohet gjithçka

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se prokuroria po kryen veprimet dhe pas verifikimeve të nevojshme do të sqarohet gjithçka për publikun.Pak ditë më parë u mësua për një letër që Kreu i Komisionit Spartak Braho i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit. Në media shkruhet se në letër Braho shkruan për një destabilizim dhe akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.I pyetur Tahiri se a ishte në dijeni të një akuze për skenar destabiliteti, të bërë nga zoti Spartak Braho?  përgjigjet: " Jo, unë jam në dijeni për atë që është bërë publike dhe që besoj se jeni dhe ju në dijeni, që Prokuroria ka urdhëruar të bëhen veprimet dhe besoj do të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme në mënyrë që të sqarohet gjithçka për publikun"Ndërkohë një ditë më parë kryeprokurori Adriatik Lalla i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të nisë  hetimin në lidhje me shqetësimin e Spartak Brahos.Ditën e djeshme (29 shtator) kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua edhe me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani.12015158_1032244050159087_5227539058171728694_o/Oranews.tv/